Aktualitet

Më shumë sesa thjesht qumësht...

Dhënia gji në ambjente publike është një temë shpesh herë e diskutueshme, shumë gra thonë se kanë turp ta bëjnë e disa thjesht e bëjnë. E gjithë kjo do të thotë që fotografitë ku nëna po ushqen me gji foshnjën kthehen në foto virale dhe këtu ndodhen disa nga fotot më të diskutueshme në botë dhe sigurisht më të paharrueshmet.

Breastfeeding bride

Një nuse braziliane u bë e famshme pasi fotoja e saj duke i dhënë gji foshnjës gjatë momentit kur po bënte betimin në altar u shpërnda nëpër media e rrjete sociale.  Danielly Katsue, 24 vjeç nga Cuiaba, u fotografua nga Monica Carvalho duke ushqyer foshnjën tre muajsh Kaua ndërsa po shkëmbente zotimet me bashkëshortin Kale Rios, 26 vjeç. Shumë prej përdoruesve të mediave sociale adhuruan foton, por disa thanë se nusja e kishte bërë për të marrë vëmendje, ndërsa të tjerë sugjeruan se ishte 'e papërshtatshme'.

V&A

Vaguechera, gruaja që  u bë e famshme në rrjetet sociale pasi asaj iu kërkua të mbulohej kur po ushqente foshnjën me gji dhe më pas ajo shkoi në muze, bëri një foto pranë një statuje të një gruaje të zhveshur me foshnjën në krah duke e ushqyer. Fotoja u pëlqye më shumë se 14 mijë herë dhe pati më shumë se 7000 retweete. Ajo vuri në dukje ironinë, pasi shumë statuja në muze përfshijnë shumë gra të zhveshura duke ushqyer foshnjën.

 Torino-Benton

Në qershor të vitit 2016, Christina Torino-Benton, 30 vjeç, bëri një postim me një status pas ushqyerjes së vajzës nëntë muajsh gjatë martesës së saj. Imazhi u bë viral dhe u pëlqye pothuajse 8,000 herë pasi mamaja e sapomartuar e postoi atë në Facebook, duke shkruar: "Flisni për ushqimin në çdo kohë dhe kudo, ai  momenti kur martohesh dhe fëmija yt ka uri. "

Alia Joy became the first baby to be breastfed in the Australian parliament in May 2017, by senator Larissa Waters, after the rules were changed in 2016. The pictures went around the world. 

Alia Joy u kthye në foshnjën e parë që u ushqye në parlamentin australian në maj të këtij viti. Fotot u shpërndanë kudo nëpër botë. Senatorja Larisa tha: Ndihem shumë krenare që vajza ime Alisa është foshnja e parë që u ushqye me qumësht në mes të parlamentit. Ne kemi nevojë për gra por edhe për prindër në këtë parlament. Në jetojmë për fëmijët.

The Big Latch On

1 Gusht 2015, u shënua Java e ushqyerjes në botë, rreth 300 gra në Manila morën pjesë në The Big Latch On, një event i nënave duke ushqyer me gji  për  të mbështetur të gjitha nënat.

Lou Burns

Lou Burns iu kërkua që të "mbulohej" ndërsa ushqente me gji vajzën e saj në hotelin Claridge në dhjetor 2014. ‘Reagimi im i parë ishte me lot. U trondita dhe u ndjeva aq e poshtëruar. Gratë janë nën kaq shumë presion për këtë gjë dhe nuk është e lehtë, nuk pres që të ndihem sikur kam bërë diçka të gabuar ". Ajo postoi foton me historinë e saj dhe fotoja mori mijëra pëlqime dhe komente.

Tiranapost.al E.B