Aktualitet

Me qeverinë e re të Albin Kurtit do e kem më të lehtë komunikimin. Rama i përgjigjet edhe Isa Mustafës për nismën e Shengenit Ballkanik

Me qeverinë e re të Albin Kurtit do e kem më të lehtë

Kryeministri Rama u pyet nga gazetarët, lidhur me refuzimin e Kosovës për tu bërë pjesë e planit të Shengenit Ballkanik. Kryeministri Rama tha se nuk ka asnjë nismë të re, se Kosova ka pranuar bashkë me 6 vende të Ballkanit. Foli për disa vështirësi në komunikim me qeverinë e mëparshme me Haradinaj, gjithashtu i ktheu përgjigje Isa Mustafës i cili e quajti Shenin Ballkanik, një rikrijim të Ish Jugosllavisë. Rama në fund theksoi se është bërë pjesë e nismës dhe që  e ka kërkuar prej vitesh, në të mirë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Kryeministri Rama: 

Është tregues i gjendjes së dëshpërimit të tyre, duhet ta vuajnë deri në fund sepse e kanë krijuar vetë. Kjo nismë nuk është se po pengohet, ska se si te pengohet por po anatemohet me pretendimet teresisht të paarsyeshme sipas meje, mbi të gjitha përmes të njëjtit avaz të vjetër të politikes që në vend të synojë përmirësimin sa më shpejt për jetën e njerëzve, pro i marrin peng përmes proklamatash e deklaratash me tym patriotik në thonjëza, fakti është se bashkë në këtë nismë ka një gjë të re, është ajo që unë kam dashur dhe do vazhdoj të luftoj deri në fund, duan apo sduan ata që anatemojnë nismën. Heqjen e kufirit mes Shqiprisë dhe Kosovë,spor edhe përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani nëse këta janë kundër kësaj le ta thonë, për të tjerat është një nismë e dakordësuar nga gjashtë vendet, nuk u cuan përpara për 1001 arsye. Askush nuk mund të kushtëzojë se të gjihtë kanë të drejtë të përmirësojnë kushtet e lëvizjes së mallrave. Nuk e kuptoj pse duhet të vazhdojmë të torturohemi, nisma sjell fitim kolosal. Një gjë që nuk shkon për shqiptarët me nismën, hajde e bisedojmë por jo të vetëpërjashtohemi kur Kosova ka luftuar për të qenë pjesë e tavolinave.

Nuk është hera e parë që etiketohet qeveria e Shqipërisë nga Kosova, jo unë përsonalisht se unë jam mësuar të jetoj me presionin e politkës së vjetër. Nuk më vjen mirë që Kosova përjashtohet pa asnjë arsye, pra çfarë ka ndodhur që nuk është më si më parë? Kosova ka qenë gjithmonë pjesëmarrëse, janë ballafaquer dokumentat kemi folur për të gjitha, unë nuk di një rast në histori që çështjet e mbartura apo konfliktet e vjetra të zgjidhen me izolim.

Gazetarja: Ju e sqaruat pozicionin tuaj, Isa Mustafa u shpreh kundër nismës, a keni bërë përpjekje të flisni me liderë në Kosovë

Rama: Unë kam respekt për Isa Mustafën kemi punuar bashkë, por ka të drejtën të ketë opinion ndryshe të flasësh për këtë proces që rikrijon Jusllavinë është të ma thuash mua këtë që as ka punuar nojher në administeatën e Jugosllavisë. Më duket e tepërt dhe jo fort elegante le të themi, ashtu sikundër më falni por cfarë është në thelb Shengeni Ballkanik?  Serbia e ka refuzuar në mënyrë konstante Shengenin Ballkanik se e ka parë si presion të shqiptarëve, sot që Serbia ndryshon se sheh me interes për të përfituar, e tani ne kundërvihemi? Po pse? Sa herë janë bërë deklarata që do hapim kufirin nga të gjithë, a është hapur kufiri? Sepse sa është folur për këtë gjë. Sot që me ngulm të madh nga ana ime u bë kjo gjë,sepse unë vendosa kushte nëse nuk përfshihet levizxja e lire nuk përfshihet, atëherë ku është problemi le të ma thotë dikush?

Unë i kam bërë shpjegimet e mia, ka ardhur një moment në Kosovë që po ndodh një tranzicion mes qeverisë që ikën e asaj që vjen që ma ka bërë shumë më të lehtë komunikimin, kam dëgjuar nga Kurti se Kosova do jetë gjithmonë në tryeza, por unë nuk marr dot përsipër të bëj si të thuash më të madhin dhe të bind sepse kam shumë respekt për liderët e Kosovës dhe janë ata që vendosin, unë respektoj vendimet e tyre.

-SHBA-të duan dialog për reformën zgjedhore...

Reformën zgjedhore do e kalojmë në parlament. Ndërsa lidhur me ligjin special shumë shpejt, e kam bërë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje pasi është një nga arsyet e mungesës sime në publik sepse kemi punuar shumë me një grup të gjerë punë me partnerë, jemi konsultuar me shumë eksperiencë botërore, tani hyjmë në një fazë të panjohur më parë të luftës së krimit të organizuar.

-A keni folur personalisht me drejtues në Kosovë? dhe Busulla që përmendët? 

Kur kam folur për busullën kam pasur parasysh procesin e negociatave, procesi i negociatave është një busull dhe e kam përdorur si metaforë për atë refuzim, duket sikur është humbur busulla se nuk është problemi se nuk u celën por është konflikti brenda BE-së. Ok po tani? Kjo është pyetja që kemi bërë në Gjenevë. Pati një paqartësi nga ana e BE.

Për pjesën e Sërbisë nuk ka asnjë gjë të re, nuk ka asnjë nismë për ndonjë element të panjohur, gjashtë vendet kanë rënë dakord për thyerjen e barrierave tarifore, janë bërë memorandume etj. Kjo gjë nuk ka ndodhur, ne duam thjesht që tani ta zbatojmë. Ka teori konspiracioni dhe qasje dritëshkurtra nga ata që nuk kuptojnë ose nuk duan të kuptojnë.

Unë nuk e bëj këtë as për Serbinë as për Malin e Zi as për Bosnje Hercegoninë, as për Maqedoninsë e Veriut, e bëj për Shipërinë në radhë të parë dhe për Kosovën.  / Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/samiti-3-ne-durres-mustafa-kunder-shengenit-ballkanik-ndoshta-rama-dhe-zaev-e-kane-te-qarte-ku-jane-interesat-e-vendeve-te-tyre-kosova-jo/