Politikë

Me qetësi dhe dashuri. Ilir Meta del në 12 të flasë me mediat

Me qetësi dhe dashuri. Ilir Meta del në 12 të flasë me

Kur të gjithë po flasin për një dobësim politik të Ilir Metës pasi u detyrua të lëshojë pe per ministrin më të rëndësishëm në qeveri, ai me siguri e ka një shpjegim edhe këtë radhë. do ta kalojë me frazën e tij epike :'Me qetësi dhe dashuri' apo priten surpriza...

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët në orën 12:00 tek selia e LSI-së.

Meta pritet që të flasë për shkarkimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Arsyet përse zgjodhi të bjerë dakord me Kryeministrin Rama për të hequr nga posti i tij Manjanin.

Ky i fundit bëri deklarata bombë në konferencën për shtyp të ditës së djeshme pas lajmit për shkarkimin e tij nga posti i kreut të drejtësisë.

Manjani akuzoi ashpër kreun e shtetit duke thënë se ai ju ka mbyllur gojën dhe nuk lejon asnjë ministër të flasë, ndërsa për Kreun e Partisë së tij tha se gëzon ende respekt dhe vlerësim. Të shohim çka për të thënë Meta sot në orën 12:00 për ngjarjet e fundit që mund të themi se tronditën politikën shqiptare.