• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Më preku dhe më puthi! Kjo është gruaja që akuzon Trump për një histori në Mar-a-Lago të vitit 2000


    Një grua ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump se e ka prekur në organin gjenital pa pëlqimin e saj dhe e ka puthur me forcë gjatë kohës që kanë qenë ne Mar-a-Lago. Gruaja pretendon se ngjarja ka ndodhur në vitin 2000 dhe këtë e ka rrëfyer në një libër të botuar ditën e sotme.

    Aerial view of Mar-a-Lago, the estate of Donald Trump, in Pa

    Emri i saj është Karen Johnson, e cila duke folur për librin me titull ‘“All the President’s Women: Donald Trump and the Making of a Predator, para dy gazetarëve, Barry Levine dhe Monique El-Faizy tha se presidenti e kishte ngacmuar në festën për Vitin e ri, ku ajo ndodhej në Mar-a-lago me burrin e saj dhe të afërm.

    Jo vetëm kaq, por ky libër flet për 43 akuza të tjera ndaj sjelljve seksuale të Trumpit, ndoënse nuk jepen detaje për këto rastet e tjera.

    Karen Johnson kujton edhe audion e publikuar para zgjedhjeve të vitit 2016, nga Access Hollywood me Trumpin protagonist dhe thotë: Kur ai thotël Kapi gratë nga organi, më vret shumë sepse ai më kapi mua, më tërhoqi dhe më kapi në një cep.

    Sipas saj ishte momenti kur po shkonte në banjë gjatë mesnatës festive, kur Trump e ka kapur nga pas, dhe ka filluar ta puthë pa pëlqimin e saj.

    “Ai ishte i fuqishëm kur më kapi edhe pse edhe unë jamë e gjatë, por ai thjesht më kapi dhe më puthi. U frikësova shumë në atë moment se nuk e pashë në fillim kur më kapi”

    Në atë kohë Jonson ishte në të 30-tat dhe thotë se burri i saj dhe të afërmit ishin larguar pak para saj, sepse burri i vuante nga sklerozë e shumëfishtë, dhe nuk po ndihej mirë. Ajo thotë se Trump pasi e ka puthur dhe prekur e ka ftuar të shkojnë bashkë në Neë York, por Johnson e ka refuzuar dhe që atëherë Trump nuk e ka ngacmuar më.

    Shtëpia e Bardhë ende nuk u është pëgjigjur akuzave dhe nuk ka dhënë koment për HuffPost që nxorri lajmin deri më tani. Presidenti akuzohet për ngacmim seksual nga mbi 20 gra. Por akuzat janë mohuar nga vetë ai dhe administrata e tij. Fotot e saj nuk janë publikuar./ Linku origjinal nga HuffPost/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]