Elvana mungoi në “Xing me Ermalin”, ku ishte gjithë kasti i filmit “Dy gisht mjaltë”, por përmes një videoje me Skype hyri për të sqaruar pak a shumë mungesën e saj dhe ndjesitë që pati gjatë xhirimeve të filmit e pas premierës.
Ermali: Pse je aty Elvana?
Elvana: Jam këtu për një kontratë që kam kohë që e pres ndaj Ermal më uro fat.
Ermali: Na thuaj ndonjë nga momentet më të vështirë gjatë xhirimeve
Elvana: Një nga momentet më të vështira ka qenë kur po xhiroja me Koçon. Ai është mjeshtër. Unë e kam adhuruar që kur kam qenë e vogël dhe kur po xhiroja skenën para dasmës me të, po mendoja me vete: Si erdha dita që të jem përballë tij duke luajtur me të.
“Ka qenë nder për mua të jem me mjeshtra të tillë”, tha Elvana duke përmendur një nga një emrat e artistëve të kastit dhe vazhdoi: Jam shumë shumë e lumtur për gjithë suksesin që po përjetojmë. Jam e lumtur që kemi mundësinë të bëjmë për të qeshur dhe të sjellim gëzim në jetën e njerëzve”, e mbylli Elvana.
Ndërkohë që Ermali në fillim të programit tha se Elvana ndodhej në Gjermani për një koncert që i kushtonte 20 mijë euro.
*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.
20 mijë eurot që penguan Elvanën të ulet në rresht me aktorët e dashur të “Dy gisht mjaltë”
