Showbiz

Me ndryshimin e ri të Instagramit, s`do na duhet më telefoni

Me ndryshimin e ri të Instagramit, s`do na duhet më telefoni

Prej shumë kohësh Instagrami na e ka dhënë mundësinë ta përdorim në web pa pasur nevojën e telefonit.

Shikojmë postimet e miqve, profilet e tyre, bëjmë like dhe shikojmë edhe storyt e tyre. Mirëpo e vetmja gjë që s`mund ta bëjmë është të shkëmbejmë mesazhe.

Sipas njoftimit të fundit, ekspertët janë duke punuar për ta futur edhe këtë opsion në web dhe kështu s`do e kemi më nevojën e telefonit sa herë që na vjen një mesazh.

Deri në këto momente është në proces prove, por që shumë shpejt mund të aplikohet tek të gjithë përdoruesit. Deri atëherë kemi Facebook-un që e ka pasur këtë opsion që nga dita e parë.

*Ky post u përshtat nga theverge dhe është realizuar nga Fabjola Hije.