• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Me lot në sy gruaja e kapitenit të jahtit të braktisur rrëfen telefonatën e fundit


    Prej një jave bashkëshortja e kapitenit turk të jahtit, që u gjet i braktisur në Shëngjin, nuk ka asnjë informacion për të. Në një intervistë për median turke ajo tregon telefonatën e tij të fundit.

    “Më mori në telefon në 4 shtator të këtij muaji dhe më tha se do kthehem. ‘Do të të telefonojë sërish pas dy ditësh’, më tha, por nuk më telefonoi më kurrë. Jahti ku ai udhëtonte u gjet i braktisur në Shëngjin. Kërkojë ndihmën e policisë. Dua që bashkëshorti im të kthehet. Vajza ime më pyet për babanë, por unë nuk mund t’i them asgjë”, u shpreh 26-vjeçarja Vesile Yavuz me lot në sy për mediat turke.

    Ndërsa është nënë e një vajze dhe në pritje të një fëmije të dytë, ajo tregoi se kjo telefonatë me bashkëshortin e saj Sezgin Yavuz ndodhi në 4 shtator. Deri më tani ngjarja ka mbetur mister, ndërsa pronari i jahtit Nedim Akyuz ka deklaruar në polici se biseda e fundit që pati me kapitenin ishte 6 shtatori.

    Sevgin Yavuz, dokumentet e tij u gjeten ne jaht

    Ai nuk ndodhej me jaht sepse sipas dëshmisë së tij u largua nga Mali i Zi në Stamboll me jaht, ndërsa destinacioni i kapitenit të jahtit ishte Korfuzi, për të marrë vëllain e biznesmenit./ Tiranapost.al

    Vjen letër-porosia nga Mali i Zi, turku i zhdukur u regjistrua i vetëm në bordin e jahtit

    Kush është pronari i vërtetë i jahtit të braktisur në Shëngjin?

    Radari u fik kur u largua nga Budva! Dy pistat e hetimit për zhdukjen e biznesmenit turk me Jahtin në Shëngjin

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690