Showbiz

Me lot në sy aktorja e famshme flet për abortin e një viti më parë: Kam çdo foto e çdo eko

Me lot në sy aktorja e famshme flet për abortin e një viti

Ajo është në pritjen e ëmbël, por për aktoren e serialit “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, kjo nuk është eksperienca e parë si shtatzënë.

Shay tregon për herë të parë eksperiencën e saj të vitit të kaluar, ku pësoi një abort spontan.

32-vjeçarja tani është shtatzënë përsëri me një vajzë, që do të jetë fëmija e saj e parë me të dashurin Matte Babel, por ende ka përbrenda trishtimin për abortin që kaloi.

Në një video në “YouTube”, Mitchell sqaron pse zgjodhi që ta tregonte shtatzëninë kur ishte gjashtë muajshe.

"Zgjodha ta mbaja të fshehtë për shkak të herës së parë. Nuk shkoi ashtu siç kisha shpresuar dhe ishte jashtëzakonisht e vështirë. Herën e parë kur isha shtatzënë vitin e kaluar, Matte dhe unë nuk e kishim planifikuar, ndodhi dhe ne ishim vërtet të ngazëllyer për këtë. Isha 14 javëshe shtatzënë, në atë pikë, nuk e kisha idenë e probabilitetit për një abort spontan. Kur ndodhi, isha krejtësisht e verbuar. Ende i kam ato foto në telefonin tim, ende i kam të gjitha ekot nga vizitat e mjekut dhe është e çuditshme, sepse nuk i kam parë, natyrisht, por nuk e kam harruar atë që ndodhi. Sigurisht, jam super e lumtur, por ende ndjej për atë që kam humbur... Është vërtet e vështirë, sepse ndiheni të thyera si grua dhe kjo nuk është një ndjenjë e mirë", thotë ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=CUG3a60BEJY

Gjatë rrëfimit ajo nuk mban dot lotët, ndërsa tregon se e ka privuar nga shumë gjëra, si të dilte apo të stërvitej shumë./ Burimi ETOnline/ Tiranapost.al