Showbiz

Me laps në dorë… sa kohë humbet në tualet, në radhë dhe në parkim

Me laps në dorë… sa kohë humbet në tualet, në

Meqë jemi në fund të vitit le t`i hedhim një sy të gjithë vendeve ku e shpërdoruam ditën më kot.

Duke u përpjekur të na zinte gjumi

Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit humbasin 7 vjet gjatë jetës duke u përpjekur t`i zërë gjumi.

Në parkim

248 ditë humbasim duke kërkuar parkim, që i thonë gati 1 vit të jetës.

Duke bërë pazar

Këtu janë bërë studime vetëm për gratë që kalojnë 8 vjet e gjysmë duke blerë dhe ndoshta burrat duke i pritur pas dhomës së provës.

Në dietë

Një grua kalon mesatarisht 17 vite të jetës në dietë.

Duke u bërë gati

Ndërkohë që ai të pret pas dere, ti vazhdon të bëhesh gati me nge dhe shpenzon kështu 136 ditë të jetës, duke mos llogaritur 287 të tjera që mendohet ç`do veshë. Kurse një burri i mjaftojnë 46 ditë.

Duke bërë ushtrime

Nuk ia kalon pazarit, jo. 1 vit e 4 muaj kalojnë duke bërë ushtrime.

Para telefonit

Është e trishtë, por 11 vite na ikin para ekranit të telefonit.

Ulur

Kjo varet nga puna, po një mesatare tregon se 21 vite të jetës njeriu i kalon ulur.

Ulur në WC

92 ditë të jetës shpenzohen në tualet, mbi WC. Po kjo për njerëzit që nuk marrin me vete as telefonin e as ndonjë libër.

Duke pritur në radhë

235 ditë të jetës i kalojmë në radhë dhe lum ata që e shfrytëzojnë këtë kohë duke lexuar apo dëgjuar muzikë.

*Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.