Showbiz

Me këtë grim do shkëlqesh në mbrëmjen e maturës (dhe mami do jetë dakord)

Me këtë grim do shkëlqesh në mbrëmjen e maturës

I pari është fustani. Thuhet se po zgjidhe këtë “hall”, atëherë mbrëmja e maturës (prej disa kohësh edhe tradita e re e paramaturës) do të shndërrohet në një darke kujtimesh të bukura, kur për të parën herë do shfaqesh si një zonjushë e rritur a zonjëz e vogël. Por përvoja e të tjerëve tregon që fustani është kollaj, mami jo dhe aq. Më saktë, aprovimi i mamit për pamjen tënde të jashtme. Po t’ia lije asaj në dorë, me siguri do të të vinte njady fjongçe rozë, që të dukeshe si bebi i vogël që je në sy të mamit. Po të ta lije ty në dorë, do bëheshe pikë e presje si Kim Kardashin apo shoqet e saj dhe mamit do t’i binte pika.

Ndaj ne kemi një propozim, lërjani këtë punë në dorë njërit prej salloneve “Bamboo Nails bar”, atij që gjendet në kompleksin Delijorgji, apo më të riut tek “Komuna e Parisit” dhe do ta shihni që në fund do të dukeni shumë bukur, me tendencat më të fundit të grimit, por edhe mami do të aprovojë menjëherë, sepse nuk do t’i dukeni si ndonjë grua e madhe, ngaqë pamja vajzërore nuk do të zhduket prej teje. Dhe meqenëse jemi tek ai momenti kur fillon të rritesh, kemi edhe një këshillë të vockël: fare, fare pak e ndan një look të kuruar dhe një pamje glamour nga një shfaqje banale. Të gjitha do të donim të dukeshim të bukura e të suksesshme si Kimi, por duhet një grimier shumë i mirë që të na e realizojë atë lloj ekuilibri. Ndaj durim, jetën e kemi para për të gabuar, me gjëra të mëdha e të vogla si kjo puna e grimit, por le të mos gabojmë në “Maturë”. Ia vlen që fotografitë e kësaj nate të na bëjnë krenare edhe pas 10 vjetësh për shembull.

Ndaj dhe në sallonet “Bamboo Nails Bar” e kanë marrë shumë seriozisht këtë punën e mbrëmjes së maturës dhe paramaturës dhe kanë hartuar enkas paketat për këtë ditë. Tendencat më të fundit të grimit, ngjyrat që duken aq bukur mbi fytyrat e vajzave të vogla në moshë, produktet e duhura për lëkurën e tyre të brishtë, bashkë me modelet më vajzërore të flokëve, që tregojnë sofistikim pa rriskuar të të bëjnë të dukesh më e madhe në moshë, plus thonjtë me xhel, që të dukesh e kuruar në çdo detaj, janë të gjitha pjesë e paketës speciale. Po kaq special është dhe çmimi i kësaj pakete: thonj, grim flokë të gjitha bashkë 5 mijë lekë.

E dimë që mami yt do ta aprovojë menjëherë. Për të gjitha këto arsye që thamë, por edhe për çmimin. Dhe po more aprovimin e saj, mbrëmja e maturës ka për të qenë vërtet e shkëlqyer/Tiranapost.al