• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Rajoni Të gjitha

    Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të. Ambasadorja e Kosovës në SHBA status për mediat serbe


    Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar publikisht ndaj mediave serbe, të cilat sipas saj po e sulmojnë vazhdimisht duke publikuar lajme të rreme dhe duke e sulmuar me shkrime të ndryshme.
    Përmes një postimin në rrjetin e saj social Facebook, ambasadorja tregon se rreth çdo javë, mediat serbe shpikin diçka për të.

    Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të. Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozisht, shkruan ndër të tjera ambasadorja. Më poshtë keni statusin e plotë të saj.

    ‘Ka kohë që disa media në Serbi merren në mënyrën më të ndytë dhe më agresive me mua . Thuajse çdo javë shpikin nga një storie të ultë dhe pashije për mua. 
    Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të. 
    Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozosht. Por, ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndytë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tablloidet e sponzorizuara serbe. 
    Ndjejë keqardhje për ta. Keni me dështu’./ Tiranapost.al. E.B

    Image result for vlora çitaku

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690