Aktualitet

Me gruan rumune dhe vajzën 5 vjeçe në traget, shqiptari u kap me 6 kg kokainë

Me gruan rumune dhe vajzën 5 vjeçe në traget, shqiptari u kap

Më shumë sesa një përballje me detin, për shqiptarin ishte një përballje me fatin! Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua në Livorno nga policia italiane, pasi iu kapën 6 kg kokainë.

Sipas “Livorno Today”, ai sapo kishte zbritur nga trageti ku kishte udhëtuar me partneren dhe vajzën e tij 5 vjeçe.

Shqiptari me inicialet E.B., banues në Emilia Romagna, u kap me 6 kilogramë kokainë, të cilën e kishte fshehur në makinë, të cilën nëse do ta shiste në treg, do të fitonte 1.5 milionë euro.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi policia pikasin nervozizmin e shqiptarit, kur vëmendja e policëve u zhvendos të automjeti.

Pas arrestimit bashkëshortja e tij rumune dhe vajza e mitur u lanë të lira./ Tiranapost.al