Aktualitet

Me gruan, biznesmenë dhe ministra me vete, Tsipras 'bën historinë' në Maqedoninë e Veriut

Me gruan, biznesmenë dhe ministra me vete, Tsipras 'bën

Do të jem kryeministri i parë grek që do vizitoj Maqedoninë! Këtë tha në Forumin e katërt ekonomik në Delfi Aleksis Tsipras dhe fjalën e mbajti. Aleksis Tsipras bëhet kryeministri i parë grek që viziton në mënyrë zyrtare Maqedoninë e Veriut, një emër ky tashmë zyrtar që u vendos mas marrëveshjes historike mes këtij të fundit dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Mësohet e Tsipras sapo ka mbërritur në Shkup ku është pritur nga ministrja e Mbrojtjes Severinska dhe ministri i Transporteve Bekteshi.

Vetë kryeministri shoqërohet nga gruaja e tij Beti Beziana dhe nga 10 ministra, gjithashtu nga biznesmenë të pasur grekë pasi do flitet edhe për investime e marrëveshje biznesi.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/480094359482727/

Image result for Aleksis Tsipras wife

Aleksis Tsipras me gruan.

Më vonë do dalin detajet e takimit, ndërkohë që për takimin historik, ka shkruar edhe Deutsche Welle.

Në rend dite janë këshillimet për çështje ekonomike dhe të sigurisë. Tsipras do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. "Kjo është vizitë historike", pohon Konstantinos Filis, drejtor i Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Athinë, në një bisedë me Deutsche Wellen.

Në veçanti i rëndësishëm paraqitet bashkëpunimi i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes, në kuadër të NATO-s. Filis mendon se oficerët nga Shkupi në të ardhmen do të përgatiten edhe në Athinë. Ndërkohë që Greqia mund të ndihmojë Maqedoninë e Veriut edhe në fushën e kontrollit të hapësirës ajrore. "Raportet ekonomike kanë ekzistuar edhe më parë, ndërsa tani do të kemi edhe bashkëpunim të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, që ka të bëjë me vet esencën e sovranitetit të një shteti", thotë eksperti./ Tiranapost.al. E.B