• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Më falni, po unë nuk ju ndërroj dot me këto vajza të viteve ’50


    Dje teksa shihja disa nga dizajnet e koleksionit të Carolina Herrera, me këmishat e bardha, më zuri syri disa foto bardhezi në fund të faqes. Nënshkrimi thoshte “drekë e vajzave vip në vitet 1950”. Ishin të gjitha të veshura shumë bukur me këmisha dhe bizhuteri. U përqëndrova fillimisht tek zonjusha me këmishën me vija, jakën e lartë dhe pa mëngë. E dyta pas saj vajza majtas nga cepi, me këmishën me jakën varkë, por me supe të zbuluara. Varësja që ka preferuar është një choker me perla të vogla.

    (Foto nga Pinterest)

    Pas saj më bie në sy ajo djathas me polka dots, jakë asimetrike, e cila ka një bukuri krejt ndryshe nga ato që shohim çdo ditë. Vajza e kthyer me kurriz, që ka dhe fustanin e zi, më bën përshtypje e katërta, teksa i shquaj të gjitha detajet e fustanit me vëmendje.

    (Foto nga Pinterest)

    Më lindi një dëshirë për të dizenjuar një koleksion frymëzuar nga kjo foto, duke përfshirë të gjitha detajet e veshjeve të atyre viteve. Janë shumë të bukura, por a mund të vishemi kështu sot? Nëse dalim me mikeshat tona për një “brunch”, ose drekë, dhe zgjedhim të veshim këmishë me perla, do na thonë “të paska ngelur ora në vitet `50”.

    (Foto nga Pinterest)

    Ndërkohë sot në rrjetet sociale sheh pellushë të bardhë, me fustane tyli të ngjitur pas trupit, si ato të familjes më të famshme Kardashian. Nuk dukesh sensuale me veshje te viteve `50, në fund të fundit. Mbase dikur janë dukur ashtu, por tani nuk jemi më në atë kohë. Janë modernizuar copat, prerjet, edhe dizajnerat janë më novator. Këto vajza mund të kenë qenë vetëm 20 e ca vjeçe dhe duken 40. Ndoshta dhe nga modeli i flokëve, ndoshta dhe se janë pa make-up, ose kanë vënë vetëm buzëkuq.

    (Foto nga Pinterest)

    Po pse më pëlqeu kaq shumë kjo foto? Ndoshta më tërhoqi eleganca dhe pozimi. Ndoshta dhe fakti që nuk kishin truk apo ekstravagancë. As tejdukshmëri, as “V” të theksuara që zbulojnë kërthizën me piercing. As forma të rrumbullakosura trupi, asgjë nga këto. Madje kjo është shkrepur në kohën kur nuk kishte photoshop ose filtra. Ku çdo gjë ishte natyrale, madje edhe fotot.

    (Foto nga Pinterest)

    Pse nuk kemi më kaq elegancë rreth e rrotull? Ka fytyra me tipare perfekte, hundë të bukura, buzë të plota dhe veshje me lëkurë dhe dantellë. Ka edhe trupa të palestruar, të bukur dhe të tonifikuar, por sërish nuk janë elegantë. Mund t`i bëjmë veshjet tona të duket elegante, edhe nëse nuk kemi aq para për të blerë marka, ose nuk mund të përballojmë një fashion designer të na qepë një fustan. Me një këmishë shumë të thjeshtë të bardhë dhe një fund laps, mund të dukemi më elegante se sa me lëkurë dhe pellush. “Eleganca është mënyra se si e mban veten, se si qesh, me shpirt. Kur mban dhe kokën lart për të treguar qafën, tamam sikur tregon një pasuri të madhe. Dukesh si princeshë, por ke atë shikimin prej TomBoy. Mënyra se si i kryqëzon duart, se si ulesh, se si ecën. Merr Giovanna Battaglian, edhe sikur ta veshësh me një thes, ajo do e zbukurojë edhe atë.” (Shkëputur nga Atelier Dore.)

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post