• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Më duket si histori e dikujt tjetër. Çfarë tha nusja në gjyq për vrasjen e vjehrrës


    Marjana Cmeta, vajza që akuzoi se helmoi dhe më pas mbyti vjehrrën e saj, mohoi të ketë kryer krimin e rëndë. Ndërsa ishte e pranishme dje në sallën e gjyqit, ku prokuroria kërkoi të dënohej me 35 vite burg, ajo u përball edhe me provën e fortë të dërguar nga hoxha Hysen Shehu, të cilit i rrëfeu ngjarjen.

    Për videon që zgjat 78 minuta, Marjana tha se nuk mbante mend diçka të tillë për ngjarjen e ndodhur në prill të 2018-s. Ajo tha se hoxhë Hysen Shehu i kishte dhënë asaj një hudhër kur kishte shkuar dhe mund ta kishte zënë gjumi.

    “Duket sikur po dëgjoj historinë e dikujt tjetër”, tha ajo kur u pyet nëse e kishte parë videon.

    “Pas debatit, jemi ndarë dhe unë shkova në dhomën time, gjatë kësaj kohe kam dëgjuar zhurmë në shtëpi, por nuk kam parë se çfarë ndodhi. Dola pak më vonë dhe pashë që ishte shtrirë në krevatin e saj, u futa sërish në dhomën time dhe kur po shkonte ora 12, m’u duk e çuditshme që nuk kishte ikur. Dola të kontrolloja dhe pashë që ishte përtokë në krah të krevatit”, tha Cmeta.

    Me datë 30 prill të 2018-s, Marjana helmoi dhe mbyti vjehrrën e saj Lirie Lami në Kamzë, pasi bëhej shkak për konfliktet me burrin. Vrasjen e rrëfeu vetë Marjana tek hoxha Hysen Shehu, të cilit i tregoi se e mashtroi vjehrrën 48 vjeçe që të pinte ‘lëngun magjik’, që në fakt ishte fostoksinë dhe më pas u përlesh me të./ Tiranapost.al

    Kërkohet 35 vjet burg për nusen që helmoi vjehrrën dhe ia rrëfeu ngjarjen Hoxhës

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]