Nën lupën e Stela Sallakut

Më duhen një palë xhinse, por si t’i zgjedh të duhurat?

Më duhen një palë xhinse, por si t’i zgjedh të

“Don’t buy much, but make sure that what you buy is good” Christian Dior

[caption id="attachment_444396" align="aligncenter" width="3024"] “The little dictionary of fashion”[/caption]

(Mos bli shumë, por sigurohu që ajo që blen të jetë cilësore.)

Këtë thoshte Dior në librin e tij “The little dictionary of fashion”. Në fund të fundit, në vitet kur jetonte Dior, nuk kishe aq shumë dyqane sa kemi ne sot. Nuk kishte dyqane online, nga këta që të sjellin çdo gjë në shtëpi. Madje e blen me një “klik” dhe paguan online. Po as nuk kishte aq shumë dizajne, sepse preferoheshin fundet me bel lart, këmishat apo palltot me prerje në bel. Ndaj dhe Dior thotë, me të drejtë, që mos blini shumë.

Sot ne kemi plot gjëra në dollap, pallto, funde, pantallona të prerjeve dhe ngjyrave të ndryshme. Mos të flas për xhinse pastaj, që secila prej jush ka të paktën 5 palë në gardërobë.

Xhinset asokohe as që klasifikoheshin si veshje të përditshme. Ishin veshje pune. Të rëndomta. Aspak të bukura. Deri kur Marilyn i provoi tek “The Misfits”, pastaj ishte tjetër histori.

Sot janë elementë “must” të gardërobës. Pa xhinse nuk e mbyllim dot javën, nuk shkojmë në brunch me mikeshat, pa to nuk kemi me se ta kombinojmë gjysmën e dollapit. Ndaj duhet një manual për të blerë prerjen dhe masën e duhur.

[caption id="attachment_444418" align="aligncenter" width="1125"] Foto nga Net-a-Porter[/caption]

Unë kam menduar gjithnjë se çdo lloj xhinsi duket bukur në trup. Deri sa takova një mikun tim francez i cili më vuri në dukje një detaj që se kisha parë me vëmendje, xhepat. Pjesa më e rëndësishme e pantallonave xhins janë pikërisht xhepat e pasmë.

Kleçka qëndron e gjitha tek masa që zgjedh. Prerjet fillojnë zakonisht nga 24-34.  Në butikët “fast fashion”, i bien paksa për shkurt, nuk prodhojnë masa fikse, por duke qenë se kanë synim të shesin sa më shumë, i bëjnë elastike. Mos blini asnjëherë xhinse me masa të ndërmjetme (s,m,l). Nuk do ju rrinë aq mirë sa prerjet fikse.

[caption id="attachment_444420" align="aligncenter" width="1125"] Foto nga Asos[/caption]

Por si ta dimë cila masë bën për ne? Dyqanet më luksoze të sugjerojnë të matesh para se të blesh xhins, madje para se të blesh çdo lloj veshjeje. Gjatësia e këmbës është opsionale (sepse mund të shkurtohen). Ndërsa shtrati, beli, zinxhiri, vendosja e xhepave të përparmë, vendosja e atyre të pasëm duhet të jenë simetrike. Xhinset blu nate, vishen edhe në punë. Madje dhe me xhaketa kostumi. Ato pak më të zbardhura janë për fundjavë.

[caption id="attachment_444424" align="aligncenter" width="1125"] Foto nga Net-a-Porter[/caption]

Gjeni fillimisht tonalitetin që ju përshtatet, pastaj shihni për masën tuaj, dhe pasi të siguroheni që ju rrinë perfekt, blijini.

[caption id="attachment_444427" align="aligncenter" width="1125"] Foto nga Asos[/caption]

Në fund, mos blini shumë, por sigurohu që ajo që ke blerë të jetë më e mira.

[caption id="attachment_444425" align="aligncenter" width="1125"] Foto nga Asos[/caption]