Aktualitet

Me djathë kontrabandë në makinë, 32 vjeçari nga Tirana përfundon në pranga

Me djathë kontrabandë në makinë, 32 vjeçari nga

Një 32 vjeçar nga Tirana ka përfunduar në prangat e policisë pasi u zbulua se kishte futur kontrabandë një sasi djathi që vinte nga Maqedonia e Veriut. Mësohet se 32 vjeçari me iniciale M.Z është arrestuar në Elbasan. Atij iu gjendën në makinë 142 koli me djathë kontrabandë. Për të riunpolicia ka publikuar dhe njoftimin e plotë me detajet nga kontrolli.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.Z., 32 vjeç,  banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kanë ushtruar   kontroll në mjetin që drejtonte nga shtetasi M.Z.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathtë. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet të jetë futur  kontrabandë nga Maqedonia e Veriut

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale,  "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", dhe "Fshehja e të ardhurave". /Tiranapost.al. 

Sqarim: Fotoja cover ilustruese.

Image result for djathe ne makine