• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Me 3 emra të ndryshëm, kush ishte 47-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në Selenicë


    Laver Tozaj, i cili u ekzekutua me 7 plumba mbrëmjen e djeshme në Selenicës, nuk ishte një person i panjohur për drejtësinë shqiptare. Viktima mësohet se kishte ndryshuar dy emra.

    Së fundmi ai quhej Nikola Ikonomi, ndërsa fillimisht e kishte ndryshuar nga laver Tozaj në Xhaferr Tozaj.

    Ai është është me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droga.

    Të pyetur nga mediat, banorët e zonës që e njihnin vtikimën janë shprehur se nuk kishte konflikte në fshat.

    “I njihnim si persona. Jo nuk ishin problematikë. Janë shumë të rregullt si familje. Katër vëllezërit që janë aty janë shumë të qetë”, tha një nga fqinjet për “Report Tv”.

    Lidhur me ngjarjen u morën në pyetje 15 persona, mes tyre bashkëshortja dhe vëllai i viktimës, që pohuan faktin se i ndjeri nuk kishte konflikte me njeri./ Tiranapost.al

    Selenicë/ I dënuari për trafik droge u qëllua me 7 plumba, çfarë dëshmoi gruaja dhe vëllai