SPORT

McGregor njihet për gjuhën paksa banale por kësaj here duket se e ka tepruar

Para disa ditësh publikuam një artikull për boksierin e famshëm irlandez, Conor MCGregor, jeta e të cilit as nuk në filmat e Hollywood nuk është parë. I njohur për gjuhën e tij paksa banale,  Conor McGregor së fundmi  ka tërhequr akoma më shumë kritika me komentin e fundit që bëri duke thënë se jam njeri me ngjyrë nga mesi e poshtë dhe se kjo është dhuratë për femrat me ngjyrë. Madje ai ka thënë edhe disa fjalë të tjera që në Amerikë kanë konotacione raciste.

Komenti ka bërë që ylli  i MMA të përfshihet në polemika të mëtejshme, ai u kritikua më parë gjatë javës se kishte bërë komente me akuza racore në konferencat për shtyp në Los Anxheles dhe Toronto.

McGregor është aktualisht në një turne me katër ndalesa me boksierin amerikan Floyd Mayweather, për ndeshjen me pesha të  lehtë dhe të mesme që do mbahen më 26 gusht. Ata filloi turneun në Los Anxhelos, dhe aty McGregor filloi me komente të nxehta.

punch

Ndërsa ai po shihte Mayweather duke bërë ‘nxehjen’  në skenë, ai tha "kërce për mua djalë!", një koment me konotacione racore në Amerikë. Irlandezi përsëriti komentin një natë më vonë në Toronto, duke i shtuar vetes kritika të tjera. McGregor vendosi të flasë për akuzat  raciste, ndërsa në skenën në Nju Jork, në ndalimin e tretë të turneut bëri një koment tjetër të diskutueshëm.

"Të gjitha mediat po thonë se jam kundër njerëzve të zinj. Por a nuk e dinë ata se unë jam gjysmë me ngjyrë? Unë jam gjysmë ‘i zi’ nga beli e poshtë. " Komenti u prit me brohorima që u mbështetën por prati shumë nga ata që nuk aprovuan atë që tha ai...

Më pas McGregor shtoi: "Dhe vetëm për t'u treguar atyre, kjo është një dhuratë për tifozet e mia femra me ngjyrë.

28 vjeçari  u pyet më vonë për komentet e tij në konferencën me gazetarët. “Unë jam shumë shumë i kulturuar. Unë nuk kam ndonjë ndjenjë negative ndaj askujt. Unë nuk shoh ngjyra tek njerëzit”.

"Doja vetëm të thoja diçka pak zbavitëse. Doja vetëm të luaja  dhe të trajtoja atë në mënyrën time. Është për të qeshur, kjo është ajo që po bëja fundja-fundit".

mayweather-mcg.jpg

Të dy Mayweather dhe babai i tij, Floyd Mayweather mbrojtën McGregor kundër akuzave të racizmit për komentet e tij "kërce për mua djalë". "Raciste? Nuk e di se çfarë lidhje ka komenti i tij me racën ", tha Floyd pas konferencës së shtypit. Por pas ngjarjes, Mayweather kritikoi  McGregor për zgjedhjen e gjuhës, të cilën ai e përshkroi si "krejtësisht pa respekt".

"Ai doli sot dhe e bëri atë përsëri," tha Mayweather. “Për të pasur respekt, duhet të tregoni respekt." Mayeeather shtoi se racizmi ende ekziston në boks. "Racizmi ende ekziston," tha ai. "Unë e kam provuar për vite me radhë. ... kam qenë duke ngarë Ferrari, Bentleys dhe Rolls-Royces për më shumë se 20 vjet dhe njerëzit kanë thënë që jam arrogant dhe mosmirënjohës.   McGregor renditet në listën e “Forbes” të 100 sportistëve më të paguar me 34 milion dollarë të ardhura në total gjatë vitit të kaluar.

mayweather-mcgregor-faceoff.jpg

Conor ka lindur në datën 14 Korrik 1988 në kryeqytetin irlandez të Dublinit. Si fëmijë ai ishte i pasionuar deri në obsesion me futbollin dhe ëndërronte të bëhej profesionist, por në moshën 18-vjeçare ai u prezantua me artet e përziera marciale dhe u dallua direkt për instiktin e tij luftarak dhe talentin e lindur. Ai arriti të fitonte ndeshjet e para me “knockout”, përballë kundërshtarëve më të mëdhenj në moshë dhe me më tepër eksperiencë. Tiranapost.al E.B