• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Lifestyle Të gjitha

    McDonald`s ofendon Italinë dhe kërkon falje


    “Nuk donim të ofendonim askënd, e duam Italinë”, është falja publike që kërkoi McDonald`s ndaj Italisë.

    “Për ‘mampfiozë’ të vërtetë”, ky ishte slogan i shkruar në gjermanisht në disa nga tabelat e reklamave pranë dyqanëve McDonald’s në Austri, që shërbenin për italianët me nënshkrimin “italian summer”. Një lojë fjalësh kjo mes ‘mampfen’ dhe ‘mafioz’ duke nënkuptuar që shërbente hamburger për ata që shumë uri, por që luhej kështu me fjalën “mafioz” të lakuar shumë në Itali kohët e fundit.

    Në faqen Facebook-ut nisën polemikat duke qenë se njerëzit u ndjenë jo vetëm të ofenduar dhe diskriminuar, por edhe e vunë theksin në seriozitetin e fjalës “mafioz” dhe të këqijave që kjo kategori bën.

    Një reagim e bëri edhe Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë: “Italianët të gjithë mafiozë.  Çfarë trishtimi…”, shkruan ai në Twitter për reklamën austriake. Edhe lëvizja “5 Stelle” kërkoi nga McDonald`s falje publike.

    *Ky post u përshtat nga Tg 24 dhe është realizuar nga Fabjola Hije.