Showbiz

Mc Kresha rrëfen tmerret e luftës: Isha 13 vjeç kur erdha me këmbë nga Kosova

Mc Kresha rrëfen tmerret e luftës: Isha 13 vjeç kur erdha me

I ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” ishte Mc Kresha si i preferuari i Gramozit, protagonistit të historisë që kishin humbur jetën në luftë 50 anëtarë të familjes, kurse ai kishte mbijetuar duke u shtirur si i vdekur.

Mc Kresha ndau me të gjithë edhe përjetimet e tij. Kishte qenë 13 vjeç në atë kohë kur ishte detyruar të ecte në këmbë nga Mitrovica për në Shqipëri, për dy javë. Megjithatë tregoi se afër tij kishte pasur edhe të afërm që kishin vuajtur më shumë, po ashtu si Gramozi.

“Kjo histori e imja nuk është asgjë përballë historisë së Gramozit ose atyre që ka kaluar vajza e xhaxhait të nënës sime, të cilët kanë pasur të njëjtin fat”, tha Kresha i prekur.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar "Dua të të bëj të lumtur" në Top Channel