Aktualitet

Mbytet në Karaburun 34-vjeçari nga Tirana

Një trup i pajetë është gjetur në Karaburun. Policia njofton se viktima eshte identifikuar si Armando Hallvaxhiu, 34 vjec nga Tirana i cili merrej me zhytje.

Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”.

Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Tiranapost.al