Politikë Te gjitha

Mbyllja e kazinove dhe basteve/ Ministri Ahmetaj tregon se ç’do të ndodhë me të papunët


Me mbylljen e kazinove elektronike dhe pikave të basteve nga 1 janari 2019, është ngritur shqetësimi se çfarë do të bëhet me të punësuarit në këtë sektor. Një përgjigje e ka pasur sot Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj.

Po përgatisim një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga shërbimet e kësaj industrie. Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën për hartimin e një programi specifik për një rikualifikim të detyrueshëm. Është iniciativë për t’u përshëndetur dhe mbështetur”, ka thënë Ahmetaj sot.

“Ajo industri u kthye në plagë sociale dhe zgjodhëm një mënyrë drastike për mbylljen e një elementi që rezultoi i pamundur të kontrollohej plotësisht. Në 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh dhe kazino elektronike. Çfarë do të bëhet me të ardhurat që nuk do të mbledhë buxheti i shtetit dhe me të punësuarit? Janë shqetësime me bazë, por në raport me plagën sociale, prevalon mbyllja e basteve dhe kazinove”, është shprehur ai./Tiranapost.al