Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht votimi, pjesëmarrja 43.88%

Mbyllet zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare. Pas 13 orë votimesh, ka kaluar tashmë afati zyrtar për të votuar.

Në pjesëm më të madhe të qendrave të votimit, mësohet se ka ende qytetarë që ndodhen në pritje për të votuar.

Megjithatë ata do të jenë të fundit, dhe më pas kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore do të mbyllen dhe do të dorëzohen në qendrat e numërimit.

Në Shkodër, në Fier, në Gjirokastër dhe në Dibër ka disa qendra që kanë nisur dorëzimin e kutive.

Ndërkohë, KQZ miratoi me 6 vota pro dhe 1 kundër, shtyrjen e afatit zyrtar të votimit me rreth 1 orë, pra duke vendosur që qendrat e votimit të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

Kjo për shkak se pjesëmarrja në këto zgjedhje është relativisht e ulët. Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja në këto zgjedhje në rang kombëtar llogaritet rreth 43.88%.

add7d5fa-97aa-4575-a3a1-b633e6c76576