SPORT

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Çekisë dhe Kosovës për Euro 2020

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Çekisë dhe Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës.

Ndeshja që po zhvillohet në Doosan Arena të Plzenit, në 45 minutëshin e parë ka përfunduar pa gola.

Çekët ishin për një nuancë më të mirë se Kosova duke pasur më shumë raste për gol.

Në anën tjetër, Dardanët kishin po ashtu disa shanse por që nuk arritën që t’i konkretizionim ato.

Kosova filloi ta stabilizonte vetën dhe të mbante topin më shumë.

Dardanët duhet të fitojnë patjetër në Plzen në mënyrë që t’i mbajnë shpresat për t’u kualifikuar në Euro 2020, ndërsa lajm i mirë është se Anglia po e mposhtë Malin e Zi dhe e ka siguruar kështu kualifikimin në Kampionatin Evropian. /XH.K