• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha

    Mbyllet klubi i natës tek ish-Blloku, gjobiten “Lollipop” dhe “Cavaliero”


    “The Code” një nga lokalet e natës më të frekuentuara në ish-Bllok u mbyll gjatë aksionit të anti-informalitetit, ndërsa dy klube të tjera janë gjobitur, “Lollipop” dhe “Cavaliero”. Zv/kryeministri Erion Braçe bëri të ditur se, këto masa janë marrë për shkak të shkeljeve që u konstatuan në tre lokalet e njohura në një nga zonat për të preferuara nga të rinjtë.

    “The Code” u mbyll pasi u gjet në shkelje të përsëritur të mos lëshimit të kuponëve tatimorë dhe me punëtorë në të zezë. Për të njëjtat akuza u gjobitën edhe dy lokalet e tjera, por kjo masë u mor pasi u kapën me shkelje për herë të parë.

    Postimi i plotë i Erion Braçes:

    #EVAZIONIFISKAL ESHTE PABARAZI!

    #PUNETORETNETEZEZE ESHTE SKLLAVERI!

    Nuk kemi ikur kund,

    nuk ikëm me verën.

    Jemi këtu,

    në punë e në përputhje me ligjin;

    #KUNDEREVAZIONIT e #KUNDERSKLLAVERISENEPUNE.

    Dje, grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet;

    Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe me dy punetore ne te zeze,

    te pa deklaruar;

    The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e perseritur te mos dokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe nje punetor ne te zeze, te padeklaruar;

    The Code per keto shkelje u mbyll dhe punonjesit e organeve fiskale vendosen masen e bllokimit te aktivitetit;

    Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e moadokumetimit te transaksioneve permes kuponit tatimor dhe mori gjoben respektive sipas ligjit.

    Kam nje thirrje per te gjithe;

    BEJENI BIZNESIN TE LIGJSHEM!

    Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet;

    JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE!

    Eshte krim nje skllaveri e tille!

    Nuk i behet me nje qenie humane kjo,

    nuk do e tolerojme!/ Tiranapost.al

    View this post on Instagram

    #EVAZIONIFISKAL ESHTE PABARAZI! #PUNETORETNETEZEZE ESHTE SKLLAVERI! Nuk kemi ikur kund, nuk ikëm me verën. Jemi këtu, në punë e në përputhje me ligjin; #KUNDEREVAZIONIT e #KUNDERSKLLAVERISENEPUNE. Dje, grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet; Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe me dy punetore ne te zeze, te pa deklaruar; The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e perseritur te mos dokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe nje punetor ne te zeze, te padeklaruar; The Code per keto shkelje u mbyll dhe punonjesit e organeve fiskale vendosen masen e bllokimit te aktivitetit; Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e moadokumetimit te transaksioneve permes kuponit tatimor dhe mori gjoben respektive sipas ligjit. Kam nje thirrje per te gjithe; BEJENI BIZNESIN TE LIGJSHEM! Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet; JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE! Eshte krim nje skllaveri e tille! Nuk i behet me nje qenie humane kjo, nuk do e tolerojme!

    A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post