Aktualitet

Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut dhe ia çfarë u kuptua deri më tani

Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut dhe ia çfarë u

U mbyllën në orën 19:00 votimet për zgjedhjet e Presidentit të ri në Maqedoninë e Veriut. Deri në orën 18:30 raportohet se votuan 662.827 votues, ose 39.71%. Ky rezultat del nga 91,54% e vendvotimeve të përpunuara, respektivisht nga 3.339 vendvotime. Gjithsej kanë qenë 3.480 vendvotime.

Kjo do të thotë që pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët, ndërsa në fshatin Susheve mësohet se ka votuar vetëm 1 person.

Për zgjedhjet lokale 42.7% e votuesve kanë dalë në Dibër, në Ohër 49.34% ndërsa në Novo Selë 47.46%.

Tre kandidatët janë: Stevo Pendarovski, nga LSDM i cili është kandidati i përbashkët me partitë e koalicionit qeveritar, Gordana Siljanovka Davkova e cila është kandidatë e mbështetur nga partia opozitare maqedonase si dhe Blerim Reka, i cili është kandidat i vetëm shqiptar i pavarur, i cili gjithashtu mbështetet nga partitë opozitave si Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Këto zgjedhje do të përcaktojnë kush do të shkojë në votimet e raudit përfundimtar që do të mbahen më 5 maj./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/maqedonia-e-veriut-voton-sot-presidentin-e-ri/