Aktualitet

Mbronte Emiliano Shullazin, kë akuzoi 6 muaj më parë avokati Gurra

Mbronte Emiliano Shullazin, kë akuzoi 6 muaj më parë avokati

Avokati Ravik Gurra që iu bë atentat sonte, mbronte Emiliano Shullazin dhe në deklaratën e para 6 muajve kishte akuzuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Veçanërisht në një deklaratë për mediat pas përfundimit të gjyqit në shtator të 2018-s dhe reagon për mediat lidhur me zëvendësimin e prokurores Elizabeta Imeraj me Besim Hajdarmatajn, që e cilëson si të papërshtatshëm.

“Gjatë hetimit gjyqësor të kësaj çështjeje, kanë dalë qartë fakte që dëshmojnë për ndërhyrje të parregullt të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hadarmatajt, në këtë hetim. Duke patur parasysh garancitë kushtetuese, të drejtën e klientit tim për një gjykim të drejtë, kam kërkuar në mënyrë të përsëritur gjatë seancës, që të vijnë në vëmendje ndërhyrjet e tij, për ne është një shkelje që nuk duhet toleruar, pasi ka dalë qartë gjatë hetimit, ndërhyrjet e paligjshme të tij, jo për të kërkuar prova, për të krijuar prova”, u shpreh gjatë prononcimit për mediat asokohe Gurra.

Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, që i ka dënuar me 55 vite burg në total në nëntor të 2018-s. Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë e dënoi të Shullazin me 14 vite burg për tre vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, kanosjen për dhënie pasurie në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj dhe kanosje për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/ekzekutimi-ne-elbasan-si-u-vra-ne-mes-te-lokalit-avokati-gurra/