Aktualitet Kryesore Te gjitha

Mbrojtja e kafshëve… Ndeshjet me qen dënohen deri në 3 vjet burg


Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar në Kuvend një projektligj, për disa ndryshime në Kodin Penal. Bëhet fjalë një për ndryshim ku përfshin nenin për “Robërimin e kafshëve të egra për përfitim”.

Sipas këtij neni, njerëzit të cilët përdorin për arsye përfitimi apo robërojnë kafshët e egra do të dënohen dhe me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet dhe me gjobë në masën 300 000 lekë. Po ashtu projekt ligji ka edhe nenin tjetër: “Shfaqjet, konkurset dhe luftimin ndërmjet kafshëve”.

Ky nen propozon që shfaqjet dhe konkurset e paligjshme ku marrin pjesë kafshë të dënohen me gjoba nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë. Më i ashpër është dënimi i propozuar për ata që organizojnë luftime dhe veprimtari të dhunshme me kafshët, siç janë ndeshjet mes qenve.

Organizatorët ose pronarët në këtë rast do të dënohet me burgim nga 1-2 vjet burg dhe me gjobë nga 100 mijë deri në 300 mijë lekë. Po ashtu do të dënohet me ligj edhe prodhimi, shpërndarja, shitja e botimi i imazheve të luftimeve ndërmjet kafshëve, me çdo mjet ose forme. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *