Aktualitet

Mbrëmja në shtëpinë e Ramës

Mbrëmja në shtëpinë e kryeministrit Rama nuk duket ndryshe nga mbrëmjet e familjeve që kanë fëmijë të vegjël. Ku mund të ketë teka për ushqimin, lodra të shpërndara në çdo cep të shtëpisë, përralla e qortime dhe pak Youtube kur mamit e babit i vjen në maje të hundës dhe bëjnë lëshime para gjumit.

Në videon e shpërndarë nga kryeministri në Instastory ne shohim vetëm pjesën kur Zaho, në qejfin e tij po sheh kukulla në IPad. Është ai momenti para gjumit. Dhe me këtë postim të fundit Rama ka thënë edhe "Natën e mirë".

Me siguri këto janë kukullat e preferuara të Zahos përderisa babi Edi ua di mirë edhe titullin. "Pink OddBod" dhe një zemër shkruan Rama nën video.

*Ky post u realizua nga Eneida Daci. Lajmi i referohet Instagram-it. Copyright Tiranapost.al