• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Mbrëmë me Tsipras, sot me Pavlopoulos. Por ky i fundit shfrytëzon momentin dhe ja çfarë i kërkon Merkelit


    Kancelarja Angela Merkel është takuar sot me presidentin Grek Pavlopulos. Kathimerini publikon lajmin teksa citon presidentin ku vlerëson Merkelin dhe thotë se populli grek ka vuajtur dhe ka bërë sakrifica të mëdha, referuar krizës ekonomike, në të cilat në tri paketat e ndihmës dhënë nga BE, qëndron mbështetja më e madhe nga Gjermania.

    Presidenti vlerësoi Merkelin për hapjen e dyerve ndaj refugjatëve në Gjermani, duke thënë se e ndihmuan që kancelaria të rriste profilin e saj si një udhëheqëse europiane. Megjithatë, pavarësisht mbështetjes së madhe gjermane, presidenti shfrytëzoi rastin për të përsëritur kërkesën e Greqisë për dëmshpërblime nga Gjermania për krimet e luftës naziste, që siç tha ai: Duhet të zgjidhen në forumin kompetent juridik në bazë të vlerave kulturore ndërkombëtare dhe evropiane.

    Merkel, nga ana e saj, i tha Pavlopulos se marrëdhëniet greko-gjermane janë përmirësuar shumë, duke përshëndetur një “fazë të re” për Greqinë, të cilën Berlini është i gatshëm të mbështesë. Sa për krimet e nazistëve, Merkel tha: Ne marrim përgjegjësi absolute për detyrimin dhe përgjegjësinë tonë historike. Mbështesim me zemër Greqinë, për të mirën e dy kombeve. Në lidhje me marrëveshjen për emrin e Prespes, Merkel tha se besonte se marrëveshja ishte një zhvillim pozitiv jo vetëm për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë.  Për takimin e djeshëm kliko linkun më poshtë. Për Tiranapost.al E.B

    Angela Merkel viziton Greqinë por flet për të gjithë Ballkanin, pra dhe për Shqipërinë