• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Të gjitha

    “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” rikthen në skenë Luiza Xhuvanin me Ndriçim Xhepën


    Të enjten me datë 7 nëntor, në orën 19:00 dy mjeshtrat e skenës,Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa do të interpretojnë poemën dramatike nga petërsia Perse ‘Mbrëmë i Pëshpërita një ylli’ në Qendrën Kulturore në Katedralen Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.

    Aktorja e mirënjohur shqiptare rikthehet në skenë pak muaj pas humbjes së bashkëshortit të saj, Gjergj Xhuvani.

    Image result for luiza xhuvani

     

    Pjesë e interpretuesve do të jetë edhe aktori më i ri i vlerësuar me çmimin mjeshtër i skenës në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, Kristian Koroveshi. Tre aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike.

    Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës.

    Për rezervime lexoni njoftimin e plotë: 

    Aktori Kristian Koroveshi me “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ngjit në skenë Luiza Xhuvani dhe Ndricim Xhepa. Të enjten në datën 7 nëntor 2019, në orën 19:00 publiku kryeqytetas do të shijojë interpretimin e dy mjeshtrave të skenës, Luiza Xhuvani e Ndriçim Xhepa dhe aktorit të ri më të mirë i vlerësuar me këtë çmim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, Kristian Koroveshi.

    Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Tre aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike. Ju ftojmë në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim i shpirtit. / Tiranapost.al. E.B

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post