Aktualitet

“Mblidhni taksat në çdo kafene e qebaptore, por i jepni imunitet fiskal FSHF-së”, Braçe replikon me ministrin Ahmetaj: Kur do paguajnë të mëdhenjtë?!

“Mblidhni taksat në çdo kafene e qebaptore, por i jepni

Në interpelancën me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti financiar Federatës Shqiptare të Futbollit. Braçe kërkoi të dinte se ku kanë përfunduar paratë që FSHF do të duhej të derdhte në buxhetin e shtetit.

“Në asnjë rast nuk ka ndodhur që të mos kem vlerësuar përpjekjet e qeverisë Rama në luftën kundër evazionit fiskal dhe rritjen domethënëse të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në asnjë rast nuk do ta mbyll gojën përpara individëve që kanë fituar imunitet fiskal, qofshin nderi i kombit, qofshin llumi i kombit. Janë të barabartë. Unë pyeta sa është tatimi mbi të ardhurat personale që paguhet nga institucioni nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe sa është 10% që i takon buxhetit të shtetit nga të drejtat televizive në 10 vitet e fundit, që nuk mora përgjigje. Ju kam mbështetur ju dhe qeverinë Rama për të financuar impiantet sportive, por detyrimet ligjore janë detyrime ligjore, ku është 10% i 10 viteve të fundit? Ku kanë përfunduar? Ndoshta nuk keni nevojë për 300,000 dollarët që do të arkëtohen, por nuk mund të ketë amnisti për Federatën Shqiptare të Futbollit. Pse duhet të pranojmë alibinë e një njeriu që nuk e lëshon atë karrigen atje pikërisht prej këtyre përfitimeve të paligjshme? Trokisni në çdo kafene e në çdo qebaptore për të mbledhur taksat, por këta të mëdhenjtë kur do paguajnë? Këta që kapardisen? Këta duhet të japin shembullin të parët”, ka thënë Braçe.

Në këtë moment, deputeti Bashkim Fino, që ishte njëherazi kandidat për presidencën e FSHF-së është ngritur në këmbë duke duartrokitur fjalën e Braçes./Tiranapost.al

[caption id="attachment_284715" align="aligncenter" width="1016"]Bashkim Fino duke duartrokitur pas fjalës së Braçes. Bashkim Fino duke duartrokitur pas fjalës së Braçes.[/caption]