• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Mblidhet sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta


    Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar me në krye Ulsi Manjën, për të zhvilluar seancën e parë lidhur me shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kërkesa e deputetëve socialistë, të votuar edhe në parlament me 101 vota pro dhe 6 kundër erdhi pasi presidenti Meta anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, që për PS është një akt anti-kushtetues, pasi nuk u shpall një datë tjetër me konsensus të palëve, por në një deklaratë të mëvonshme presidenti firmosi dekretin me një tjetër datë, atë të 13 tetorit për zgjedhjet vendore.

    Do jetë pikërisht ky komision që do të analizojë rezolutën e PS ku janë të listuara të gijtha aktet e presidentit dhe më pas do të vendosë për shkarkimin e tij ndonëse nuk dihet se sa seanca do të zgjasin. Vetë presidenti që nga kërkesa zyrtare e PS për shkarkimin e tij, ka postuar në rrjete sociale shprehje, video, dhe mesazhe ironizuese ndaj PS duke theksuar se çdo vendimi vulën ia vë Kushtetuta, që aktualisht nuk është në funksion për shkak të Vettingut. Nga ana e presidentit, pritet sot edhe ndonjë reagim./ Tiranapost.al. E.B

    Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës do ketë kryetar Ulsi Manjën/ Zbardhen anëtarët e tjerë

    Kush ishin deputetët që munguan në seancën ku u votua Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës