Aktualitet

Mblidhet komisioni "Tahiri"/ Fillojnë përplasjet që me rregulloren

Sot ka nisur zyrtarisht puna e komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mbledhjen e hapi kryetari i këtij komisioni, Edi Paloka. Sekretare e Komisionit u zgjodh deputetja socialiste, Klotilda Bushka. Mirëpo Komisioni ka pasur përplasje  nga ana e mazhorancës dhe opozitës. Këtë herë për rregulloren.

Fino: E para, s’ke si na paragjykon se jemi të barabartë. Duam kohë të shohim rregulloren, komisionet e shkuara kanë kaluar edhe tri javë, por unë nuk them tri javë. Ne duam ta mbyllim sa më shpejt, edhe tre muaj po pati mundësi.

Fino: Koment të diskutimit tim nuk duhet të bëni.

Paloka: S’jam këtu të zbatoj porositë e tua, jam kryetar i komisionit për të hetuar një cështje, s’kam dëshirë tu bëj koment, s’ma jep ti të drejtën e fjalës mua se e kam fituar në ‘90.

Ndreu: Na cakto ditët dhe orët, nuk jemi në zbor, ti filozofon tani.

Nënkryetarja e këtij komisioni, Ermonela Felaj pyeti: "Çfarë keni plan të hetoni?" dhe "Nëse do kemi para planin se si do hetohet, do ishte më mirë."

Anëtarët e komisionit diskutuan sot vetëm për seancat e ardhshme, kur do të përcaktohen dhe çfarë do diskutohet në to. PS ka kërkuar një javë për të miratuar rregulloren. Ndërsa PD është në kundërshtim me këtë, duke thënë se "s'është e arsyeshme një kohë kaq e gjatë".  /Copyright Tiranapost.al