Aktualitet

Mbille tek Kopshti i Dashurisë një pemë për 14 shkurt

Këtë vit ditën e të dashuruarve do ta festoni ndryshe. Të gjithë të dashuruarit mund ta festojnë 14 shkurtin duke mbjellë një pemë në “Kopshtin e të Dashuruarve”. Ku ka më bukur sesa gjërat e thjeshta. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e mundëson këtë me nismën “Mbill pemën tënde të dashurisë”.

Të gjithë çiftet mund të kenë një kujtim ndryshe nga dhuratat tradicionale, “dhuratën e një dashurie që rritet”. Mbjellja e një peme do t’i japë jetë dashurisë suaj, por edhe më shumë gjelbërim edhe oksigjen gjithë qytetit tonë.

Çdo i dashuruar mund të zgjedhë llojin e pemës që do të mbjellë dhe me mbështetjen e bashkisë mund ta mbjellë atë për t’i dhënë kështu jetë edhe ndjenjës së tij. /Tiranapost.al