Kronikë e zezë Kryesore Te gjitha

Mbi 30 plumba në trup… Si u vranë barbarisht dy të rinjtë në Lushnjë  


 

Hetuesit që po merren me atentatin e Lushnjës kanë nxjerrë të tjera detaje, sa i përket vrasjes së dy të rinjve ndodhur pasditen e djeshme. Dy autorët e dyshuar që janë në kërkim, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili kanë qëlluar plot 41 plumba ku 31 plumba kanë rënë në trupin e Zamir Latifit dhe 10 në trupin e Jurgen Hoxhës.

vlcsnap-error789_11
Dy autorët e dyshuar: Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili

Haxhiu dhe Bilbili janë emra të njohur për autoritetet. Ata dyshohen për vrasjen e ish anëtarit të Bandës së Lushnjës, Gerti Lalës, i njohur me nofkën “Irriqi” në korrik të 2011, ku për këtë vrasje Haxhiu mori 32 vite burg, por bëri vetëm tre dhe doli për mungesë provash.

Jurgen-hozha-zamir-latifi
Dy viktimat: Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi

Shënjestër e atentatit të një dite më parë ka qenë Sajmo Xheliu, i cili ka mundur të largohet duke i shpëtuar plumbave. Ky është atentati i dytë që i është bërë Xheliut, pas atij të shtatorit të vitit 2016, ku së bashku me nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti mbetën të plagosur. Mbas ngjarjes autorët janë larguar në drejtim të Beratit dhe kanë braktisur në fshatin Cukas, automjetin të cilit i kanë vënë flakët. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *