Aktualitet

Mbi 2600 qytetarë e çuan dëm votën e tyre

Edhe pse pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte relativisht e ulët, me vetëm 45.17% e qytetarëve që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, një tjetër fakt interesant duket se del nga votat e hedhura në kuti.

Janë të paktën 2600 vota, të cilat janë cilësuar të pavlefshme nga ana e komisionerëve të numërimit. Me vota të pavlefshme kuptohet fletë votimi të cilat kanë pasur parregullsi, shënime të tjera në fletë përveç X që vendoset brenda katrorit për të zgjedhur partinë përkatëse.

Dhe sipas të dhënave të KQZ-së, në vetëm 453 kuti votimi nga 5362 kuti që janë në total, janë 2694 vota të shpallura të pavlefshme.

Një numër relativisht i konsiderueshëm ky i votave të çuara dëm nga qytetarët, që në një formë apo një tjetër kanë vendosur që qëndrimin dhe revoltën e tyre ndaj politikës ta shprehin në këtë mënyrë. E.C/ Copyright Tiranapost.al

screenshot-28_1498441649-1993702