• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Ekonomi Të gjitha

    Mbi 1.2 milion shqiptarë të punësuar, por vetëm gjysma marrin pagë


    Sipas Institutit të Statistikave, në Shqipëri janë të punësuar 1 milion e 230 mijë persona, por më pak se gjysma e tyre janë të punësuar me pagë. Sipas shifrave, 44.5% janë të punësuar me pagë, 34% janë të vetëpunësuar dhe 21.6% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

    Sipas INSTAT, 28.7% e grave të punësuara dhe 15.9% e burrave të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes.

    Po cilët janë sektorët ku punësohen shqiptarët?

    Sipas shifrave, 37.4% janë të punësuar në bujqësi. Me tregti sigurojnë pagën 25.7% e të punësuarve. Në fushën e shërbimeve jo tregtare janë 17.2% e forcave të punës. Në sektorin e prodhimit, punësimi është 10.6%, për të vazhduar më pas me ndërtimin, me 7%, dhe industritë e tjera me 2.2%.

    Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2018, numri i personave në forcën e punës është 1 milion e 404 mijë persona. Femrat përbëjnë 43,7 % të forcës së punës dhe meshkujt 56,3 %. /Tiranapost/A.C

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]