My Albania Te gjitha

Mbështetje në procesin e integrimit evropian. BE fond me 94 milion euro Shqipërisë


Është miratuar ditën e djeshme ‘Programi Vjetor i Masave për Shqipërinë’, që do të thotë se një fond prej 94 milion eurosh do i jepet Shqipërisë nga BE si mbështetje në procesin e integrimit europian.

Programi Vjetor, fokusohet në çështjet thelbësore për pranimin e vendit tonë në BE, siç janë zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, mbrojtja e mjedisit, investime në zhvillimin social-ekonomik, promovimin e turizmit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, dhe shumë fusha të tjera. Në mënyrë të veçantë janë vazhdimi me masat për forcimin e shtetit ligjor në luftën kundër korrupsionit dhe vazhdimit të reformës në sistemin e drejtësisë.

Kujtojmë se Shqipëria pret që verën që vjen të hapë negociatat e pranimit në BE, ndërkohë që kjo e fundit do vazhdojë të mbështesë pjesëmarrjen e Shqipërisë në programet e BE-së si Erasmus plus.

Ambasadori i BE-së në Tiranë poston një status në Twitter lidhur me fondin;

‘BE dhuron 94 milion euro për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet për procesin e integrimit. Mbështetje konkrete për vazhdimin e punës, në forcimin e sundimit të ligjit, por gjithashtu edhe për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe social, në të mirë të të gjithë njerëzve”. / Tiranapost.al. 

 

/ Tiranapost.al.