Aktualitet

'Mbështesim aspiratën europiane të Shqipërisë'. Kryeministri Rama takohet me homologun belg në Davos

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku është takuar me homologun belg Charles Michel. Gjatë takimit të dy homologët diskutuan mbi marrëdhënien mes dy vendeve. Rama e njohu me ecurinë e Reformës në Drejtësi si kush i anëtarësimit në BE. Ndërsa Michel nga ana e tij është shprehur se mbështete aspiratën europiane të Shqipërisë. Në Davos të Zvicrës po mbahet takimi vjetor “Forumi Ekonomik Botëror” ku liderë dhe personalitete me pushtet diskutojnë mbi sfidat dhe të ardhmen e globit.

Mbi 3,000 liderë nga biznesi, politika, arti, akademia dhe shoqëria civile do marrin pjesë gjatë pesë ditëve të ardhshme në qytetin e vogël turistik të skive. Takimi filloi ditën e djeshme dhe do të zgjasë deri më 26 janar. Programi, iniciativat dhe projektet e këtij viti janë fokusuar në krijimin e një të ardhmeje të përbashkët në një botë të tanishme, ‘me fraktura’./ Tiranapost.al