Aktualitet

Mbaruan punimet e amfiteatrit tek Liqeni, ja si duket tani

Amfiteatri tek Liqeni Artificial është gati. Punimet mbaruan dhe tani s'na mbetet më gjë tjetër, përveçse ta shijojmë shfaqjet që do të jepen aty.

Në 2017, Bashkia e Tiranës miratoi fondin për ta rikthyer këtë amfiteatër, në një pol të fuqishëm artistik në këtë pjesë të preferuar të kryeqytetit. Arena e artit u rikonceptua për t’i dhënë vlerë çdo shfaqjeje që do të jepet për publikun.

Lajmi është dhënë nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ka dhënë lajm këtë pozitiv të gjithë artdashësve.

Rikonstruksioni i Amfiteatrit është kërkuar vazhdimisht edhe nga një sërë artistësh të njohur shqiptarë për të pasur mundësi organizimin e disa shfaqjeve në formën e teatrit të hapur.

Me rikonstruksionin e kësaj hapësire, pritet që jeta kulturore në kryeqytet, e veçanërisht në zonën e Liqenit, të gjallërohet edhe më shumë duke afruar qytetarët me natyrën dhe me artin./ Copyright Tiranapost.al