Showbiz

Mban syze? Trukohu kështu!

Xhamat të tregojnë më joshëse. Mjafton që të të mos nxjerrin në pah defektet. Disa sekrete në vockla për një look gjithmonë të përsosur

Nëse problemi është miopia, lentet e syzeve do të tentojnë ta zvogëlojnë edhe më syrin, prandaj që grimi i përditshëm duhet të jetë i tillë që të ndreqë edhe këtë lloj problemi. Prandaj nuk është e këshillueshme t’i theksoni konturet e syve me ngjyra të errëta dhe evitoni përdorimin e lapsit në brendësi të syrit. Në vend të këtyre, përdorni ngjyra të ngrohta dhe me dritë, të toneve mesatarisht të hapura. Nuk është gjithashtu i këshillueshëm përdorimi i tepërt i rimelit.

Në rastin e hipermetropisë, lentet do të zmadhojnë zonën poshtë gtyre, duke nxjerrë në pah problemet e lëkurës: rrudha, pore të zgjeruara, rrathë trë errët sysh... Prandaj duhet t’i kushtoni kujdes të veçantë aplikimit të krempudrës, duke e shumuar mirë për të evituar çdo teprim dhe kokrrizë të formuar. Nuk këshillohet përdorimi i ngjyrave të zbardhura apo me shkëlqim perle, preferohen dritëhije me tone më të theksuara. Mund të përdoret lehtësisht lapsi në brendësi të syrit. Rimeli duhet të aplikohet duke u nisur nga rrënja e qerpikëve. Nëse xhamat e syzeve janë më të errët, duhet padyshim të përdorni një grim më të dukshëm.

Për ato që përdorin lentet e kontaktit, është më mirë që ta bëjnë grimin pasi të kenë vendosur lentet më parë, duke bërë kujdes që pluhurat (tonet e dritëhijeve apo pudra) nëse bien të mos bëjnë pis lentet, sepse mund të shkaktojnë probleme me sytë. Dhe në këtë rast, për të njëjtën arsye, duhet shmangur përdorimi i lapsit në brendësi të qepallës së syrit.