• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Mbajini mend këto foto, se kjo lagje e Tiranës s’do jetë më kurrë kështu


    Një tjetër bllok banimi në kryeqytet do të ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të rehabilituar. Bëhet fjalë për bllokun në Njësinë numër 11, i cili kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”.

     “Një investim i munguar prej 30 vitesh, tani një realitet, për banorët e Nj. 11! Vijon puna në kantier për rehabilitimin total të infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rrugët ‘Gjok Doçi’, ‘Demir Nazeri’ dhe ‘Princ Vidi’. Ndërhyrje thelbësore në sistemin rrugor dhe infrastrukturën nëntokësore!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim në “Facebook’”, teksa poston edhe disa foto nga punimet në terren.

    Investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690