SPORT

Mazzarri nuk e preferon, Zaza me valixhe në duar

Mazzarri nuk e preferon, Zaza me valixhe në duar

Mund të mbyllet shumë shpejt aventura e Simone Zaza te Torino. Sulmuesi nuk preferohet shumë nga Mazzarri dhe diçka e tillë u vu re edhe në sfidën ndaj Genoas, ku pavarësisht mungesës së Belottit, tekniku preferoj Berenguer përpara Zazës. 28-vjecari ka luajtur vetëm në katër takime si titullar dhe në pjesën më të madhe të ndeshjeve është preferuar si zëvëndësues, ndërsa nuk kanë munguar edhe sfidat ku nuk është preferuar aspak. Zaza u transferua te Torino verën e vitit 2018-të, fillimisht në huazim, ndërkohë që pas një sezoni, italianët blenë kartonin e tij për 12 milionë euro. /XH.K