PolitikëTe gjitha

Mazhorancë e opozitë bashkë për në BE


Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane.

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord dhe më në fund kanë një dokument të përbashkët për hapjen e negociatave me BE. Këtë e bëri me dije Taulant balla pas diskutimeve të gjata për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE.


“Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, tha Balla.

Kjo ishtë mbledhja e 12 e këtij Komitetit të Stabilizim Asociimit. Në dy mbledhjet paraardhëse, pra në atë të 11-të dhe 10-të nuk ka pasur konsensus dhe punimet e këtij Komiteti nuk kanë dalë me një deklaratë të përbashkët./ Copyright Tiranapost.al