Aktualitet

Maxhoranca bën thirrje për bashkëpunim, por Basha flet për aksion radikal dhe nis punën për zgjedhjet e ardhshme

Esencë editori/ Në nisje të sesionit të ri parlamentar opozita i largohet Tiranës dhe institucioneve. Ndërkohë që si dje ashtu edhe sot, përfaqësues të maxhorancës i bënë thirrje opozitës për dialog dhe bashkëpunim, kryeopozitari Basha që vazhdon të qëndrojë në Shkodër, flet për aksion radikal, por jep edhe këshilla për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Ja çfarë ka thënë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së në Shkodër.
Maxhoranca bën thirrje për bashkëpunim, por Basha flet për

“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot

rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka.”- tha Basha.

“Prandaj ka shumë rëndësi që procesi i organizimit të brendshëm, të evidentojë më të mirët brenda partisë, të evidentojë më të mirët në raport me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe, me gjasa zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme.”- tha Basha