SPORT

Mavraj tregon keqardhjen pse nuk luajti për Gjermaninë

Deklarata të çuditshme vijnë nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj në lidhje me të shkuarën e tij.

Gjatë një bisede që mbrojtësi i Hamburg ka patur me disa tifozë të kësaj skuadre, i pyetur për mundësinë e aktivizimit me Gjermaninë, fjalët e Mavrajt ishin shumë të çuditshme:

“Unë isha shumë i keq për gjermanët”, tha ai fillimisht duke bërë shaka, ndërsa kujtonte periudhën kur ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave duke luajtur përkrah emrave si Nojer apo Boateng.

“Do të kishte qenë një ëndërr të luaja për Gjermaninë. Fatkeqësisht, nuk u realizua”, ishin fjalët e tij, sigurisht, jo ato që tifozët shqiptarë do të dëshironin të dëgjonin nga një lojtar i cili shihet si lider në grupin e Kombëtares dhe për më tepër po projektohet si kapiten i ardhshëm në ndeshjen ndaj Izraelit.

A mundet të jetë ky kapiteni i ardhshëm i Shqipërisë?