Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Maurizio Costanzo: Belen Rodriguez prezantuese? Është thjesht një mikpritëse


Belen Rodriguez dhe llary Blasi ishin protagoniste të emisionit dedikuar Kampionatit Botëror 2018 “Balalaika”, në Canale 5. Në fund të korrikut Maurizio Costanzo e bëri një koment duke shkruar se njerëzit prisnin një program më teknik dhe jo argëtim e thashetheme që vinin prej prezencës së Belen.

Po nuk e la me aq dhe së fundmi, në rubrikën e tij të përjavshme “Nuovo” ka thënë: “Belenit nuk mund t`i themi prezantuese. Ajo është mikpritëse që vetëm dëgjon”. Nuk është lajm që gazetari Maurizio Costanzo, i shoqi i Maria De Filippit i shpreh hapur opinionet e tij mbi moderatoret italiane. Këtë herë ka shpëtuar Ilary Blasi, të cilën e cilëson si “prezantuese e mirë”.

(Ilary Blasi, foto nga Google)

Ky post u përshtat nga Nano Press dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]