• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Maturantes së ‘Ismail Qemalit’ i bie të fikët, po priste të futej në provimin e Letërsisë


    Ditën e sotme 34 mijë e 200 maturantë i nënshtrohen provimit të dytë të maturës, Letërsisë. Por një maturante e Gjimnazit Ismail Qemali në Tiranë ka humbur ndjenjat teksa po priste për tu futur në provimin e lëndës.

    Mësohet se ambulanca është thërritur menjëherë në ambientet e shkollës, por pas ndihmës së shpejtë po në këto ambiente, studentja është ndjerë më mirë dhe është futur për të dhënë provimin.

    Provimi nis në orën 10 dhe pritet që të përfundojë në orën 12 e gjysmë./ Tiranapost.al. E.B